Përplasje më armë në Elbasan, plagoset një 23-vjeçar!

Një përleshje me armë ka ndodhur në Elbasan para pak minutave. Mësohet se dy makina në ecje e sipër kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës.

Raportohet se nga përplasja ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale K.P 23 vjeç.

Burime bënë me dije se 23-vjeçari me inicialet K. P., rreth orës 1 pas mesnate është gjetur në rrugë i shtrirë para një lokali. Ai u mor nga patrulla dhe u çua në spital ku u konstatua se është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I riu ka thënë se e qëlloi një person i paidentifikuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP