Përplasje me armë te një lokal në Vlorë, policia arrin të parandalojë ngjarjen
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ka alarmuar forcat e rendit, të cilat ndërhynë menjëherë duke parandaluar pasoja më të rënda.
Sipas burimeve zyrtare, një 39-vjeçar u përfshi në një përplasje me një 30-vjeçar, për motive të dobëta. Në momentin që ka konstatuar praninë e Policisë, ai ka tentuar të fshehë në një lulishte një pistoletë që e mbante me vete.
Pas reagimit të shpejtë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, situata u vu nën kontroll dhe 39-vjeçari u arrestua në flagrancë. Arma e zjarrit me krehër me fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
KOHA JONË SONDAZH

