Përplasje mes dy makinash, plagosen 3 të mitur në Kamëz

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës në Tiranë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar 3 persona të mitur.

“Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, janë përfshirë në aksident ​ mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.” – njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP