Përplasje mes protestuesve, dyshime për policë të infiltruar
Po zhvillohet protesta e tetë e organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit. Gazetarja e “BalkanWeb” raporton se nuk ka patur përplasje mes protestuesve dhe kordonit të policisë, por vetëm incidente mes demostruesve.
Sipas saj mes protestuesve ka patur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.
“Jam para Parlamentit, ku është bashkuar edhe pjesa më e madhe e protestuesve. Protestuesit kanë qenë të distancuar nga kordoni i policisë, nuk ka pasur tentativa për ta thyer. Disa momente pati një incident mes protestuesve një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare.
Ka patur dyshime për infiltrim të protestuesve nga ana e policisë,”- u shpreh gazetarja.
KOHA JONË SONDAZH

