Përplasje në burgun e Alikarnason në Kretë, rikthehet lufta e vjetër shqiptaro-greke

Një 29-vjeçar nga Kreta ka mbetur i plagosur brenda burgut Alikarnason në Kretë.

Ai është qëlluar me grushte e shkelma në kokë e fytyrë nga një shqiptar 33-vjeçar, duke vendosur në alarm autoritetet e burgut.

Në burgun Alikarnason prej shumë vitesh nuk mbahen të burgosur shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që kanë mbetur nga vitet e kaluarë, mbahen në sektorë të veçantë. Kjo pasi pikërisht në këtë burg ka një “hasmëri” të hershme mes shqiptarëve dhe grekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në prill të vitit 1999, në këtë burg u vra greku G. Sopasi dhe që atëherë shqiptarët nuk i fusin në qelitë kryesore të burgut. Kush transferohet për të qëndruar tranzit në këtë burg, mbahet në një sektor të veçantë.

Pikërisht 33-vjeçari shqiptar u transferua për të qëndruar një ditë, pasi kishte gjyqin në Kretë për grabitje me armë.

Ai kërkoi të drejtat e tij për të kaluar natën në qelitë kryesore të burgut dhe u fut në një qeli me grekun 29-vjeçar të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Ky i fundit njihet në burg si djalë i kulturuar dhe që punon për të nxjerrë para në burg. Dyshohet se 33-vjecari shqiptar është nxitur nga grupi i shqiptarëve që mbahen në sektor të veçantë me qellim për te treguar forcën ndaj grekeve, pra “ne bëjmë komandën këtu”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?