Përplasje në distancë mes Ballës dhe Berishës

Kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla, ka zgjedhur që kohën e tij në Kuvend ta shftytëzojë për të sulmuar Lulzim Bashën dhe Shkëlzen Berishën, teksa thotë se për këtë të fundit duhet të ketë një hetim nga ana e SPAK.

Sipas Ballës, Basha nuk e do hapjen e listave 100%, ashtu si edhe Shkëlzen Berisha i shmanget hetimeve për pasurinë e tij, që ka ardhur për shkak të lidhjeve dhe ndikimit politik të të atit.

“PD thotë nuk duam ne qu ju të votoni ndryshimet Kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100%  për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, nderkohë që thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të mira  të Komisionit të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qendrojmë strikt leximit atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme.

Domethënë sipas Lulit, ne sot jemi vonë për hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjmë që tl jemi më herët kur të bjerë dakord Luli! Por të presësh Lulin të bjerë dakord për listat e hapura është njësoj si të presësh Zenin të bjerë dakord për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara të fabrikës së boronicave apo të ndonje fabrike tjetër manaferrash!

Sepse Zeni nuk ka vetëm një kredi 1.8 milione Euro qe nuk merret vesh si ia kane dhene dhe pse ia kane dhene me kaq bujari, po ka edhe nje tjeter 5.4 qe ia kane lene peshqesh ne shporten e boronicave. Po te dy cunat e Babit, edhe cuni nga mami edhe cuni nga partia, kane te perbashket te pakten dy gjera: E para, genjejne pa piken e stresit dhe e dyta jane aq dembele sa pertojne te fshehin edhe gjurmet e rrenave te tyre! Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences.

Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t’i hapim listat, do Luli s’do Luli, ndersa Zenit s’kam c’i them, por i bej thirrje Spakut te nise hetimet per kete djale me fat, qe pa punuar nje dite ne jete disponon miliona euro kredira, duke u deklaruar ndermjetes (dmth sèkser). Cfare ndermjeteson ky tip dhe kush jane subjektet qe i paguajne ketij tipi qindramijera euro ne vit per ndermjetesime?!”, tha Balla.

“Luli s’e do hapjen e listave, njësoj si Shkëlzeni nuk e do hapjen e hetimit për boronicat...

Ndërkohë që menjëherë pas fjalës së Ballës në Kuvend, ka reaguar dhe Shkëlzen Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i kërkon kreut të grupit parlamentar të socialistëve, që dyshimet e tij ti adresojë në SPAK.

”Tualet pse ngjiresh duke i bere thirrje Spakut dhe nuk shkon vete aty te besh kallezim? Nuk te pine uje shpifjet apo ke frike nga ndonje hetim per apartamente te dhuruara, per udhetime, shpenzime e tendera me trafikante dróge. Mos u lodh duke folur ne emer te Spakut tualet, shko dhe bej kallezim! Brenda javes padite per shpifje!”, shkruan në postimin e tij Berisha.

SHKARKO APP