Përplasje në parlament! Fjalët “budallenj”, “psikopatë” e të tjera zunë vendin kryesor
Nga Lindita Kokoli-
Edhe sot parlamenti i Shqipërisë manifestoi ndasinë e egër mes palëve. Ishte Kryeministri Edi Rama që u tall keq me opozitën dhe sidomos me PD-në.
Rama e nisi me sulm, kur tha: “E mora fjalën në këtë pikë se kjo është një temë shumë interesante për të rikthyer në sytë e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që nuk dini çfarë flisni dhe nesh që dimë se çfarë bëjmë. Dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, subjekt fizik për Butrintin si pronë familjare me pronën të njohur nga ju. I keni njohur pronën në teatarin antik të Butrintit një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër-stër nipi, i atyre që në pronën e tyre ndërtuan teatrin antik. Këta jeni ju. Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse. Nuk ka kuptim që trashëgohet brez pas brezi, e keni në AND. Në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brezi dhe që ta trashëgoni. Ndaj jeni katandisur kështu dhe do katandiseni më keq. Ka një arsye që degradimi juaj, përsa kohë që se gjeni, ndahuni në sa pjesë të doni, pasi jeni si ajo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë, por që është e njëjta gjë. Vini dhe flisni këtu për vlerat e trashëgimisë, ju! Të trashëgimisë tonë kulturore, ju, që kulturalisht jeni kërcënimi i madh i vendit tonë, agresion permanent mbi shoqërinë tonë. Ju që kulturalisht jeni shembulli që kulturalisht kërkoni që ta riktheni Shqipërinë në kohën kur luftonin me Amerikën”- ngriti zërin kryeministrin. Por më pas pati replika shumë të ashpra nga deputeti i PD-së Edmond Spaho ku akuzoi kryeministrin për kartelë nga psikiatri.
Deputeti Spaho inistoi duke u munduar të ironizojë: “A dëgjuat ndonjë argument, veçse fjalëve? Ia kalon edhe Gim Gjuzit që ka shit edhe minaren e Tiranës. Është tipik i trevave arbërore. E dini ju thotë se kush është fondacioni shqiptaro-amerikan. Bota ka filluar me këtë. E dimë shumë mirë, është krijuar në ’93-in. Kam qenë një nga përfaqësuesit e palës shqiptare në atë fondacion. Nuk kanë lënë gurë pa lëvizur dhe ne kishim partner stratejgik BERZH-in dhe ai na tha jo, sepse s’është për ju“, tha Spaho.
Ndërkohë nuk vonoi vala e deputetëve të PD-së që kërkonin fjalën kundër kryeministrit, por Rama doli në podium sa herë donte. “Unë do vazhdoj të konsumoj kohën e grupit pasi nuk jemi në kohën kur mund të përdorim kohën ekstra. Ndaj të tjerët mund ta delegojnë nëse duan. Te gjuha kemi përplasje, pasi te gjuha nis problemi. Nuk nisin kot librat e shenjtë se e para nis nga fjala. Ne kemi probleme për shumë gjera, por të gjuha është problemi kryesor. Ju keni një nivel të gjuhës shqipe që është nivel bazik, i ulët fare. Më falni por, jo vetëm unë, por ne kemi më ndryshe nivelin e gjuhës. Nuk i thash asnjërit nga ju; ti je budalla. Po ti them, kjo është fyerje. Unë thash; ju keni budallallëkun, sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse u ndjetë për një moment dele, apo çfarëdolloj qenie tjetër, që futet në kope, ky është problemi juaj. Unë di që kur njerëzit bëjnë në nivelin tuaj, futen në kope. Nëse do të hyjmë te gjuha parlamentare, juve nuk duhet të hynit në parlament më kurrë, pasi juve nuk thoni thjesht fjalë që mund të jenë fyese, por shani me fjalë që bëjnë akuza. Është opinion, por nëse dikush më thotë; kriminel, sigurisht që ka probleme. Kriminel, hajdut, ejt. Ka probleme. Ti provove të njëjtën gjë, si ai që je i ndarë sot. Ti the që kam çuar ikona në Gjermani, atë e ka thënë ai. Juve ndaj nuk ju voton njeri. Ndaj ai, i vdekur komplet, u çua dhe ju mori para jush, se ne fund të ditësh njerëzit nuk shohim asgjë. Ky është origjinali, dhe ju jeni kopje të zbehta të tij. Profesori iku (Spaho), në vitin 1993 nuk është themeluar fondacioni, por në 2009. Ju akuzoni një fondacion jo fitim prurës i financuar nga SHBA. Ju këtu bëni akuza a thua se fondacioni shqiptaro amerikan është ministria juaj e Kulturës, që kalanë e Lezhës e bëri me disko dhe e kthehu në hapësirë ku bëheshin shiringa droge. Ky është koncepti juaj për trashëgiminë tuaj kulturore. Unë s’kam vënë bingo në teatrin Kombëtar, unë e kam gjetur bingon me kontratë, bingo te piramida. Ju i bëni bingo, me ato bango-bango. Ju nuk dini ça flisnim dhe vazhdoni të kujtoni se politika është që të përsërisësh atë që keni bërë gjithë jetën”, tha Rama.
U ngrit edhe kryetari I grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
“Tha 13 herë fjalën budalla, i budallenjve, kopeja dhe me radhë. Ndjej keqardhje për gjendjen mendore të tij, por në parlament ka një kod sjellje. Në nenin 6 thuhet që duhet sanksionuar deputeti që përdor gjuhë jo parlamentare dhe sapo ndodhi. Duhet sanksionuar nga ju, për të vendosur seriozitetin në këtë sallë. Për historinë e budallenjve apo të hajdutëve mund të jenë shumë të rinj që në kohën kur zotëria ishte Ministër Kulture ka një të dhënë, ikonat, që ai çoi në Gjermani dhe që s’u kthyen kurrë”, tha Alibeaj.
Në përfundim të fjalës kryeministri Rama ka ironizuar deputetin e PD Edmond Spahon duke i thënë: “Profesor hajdeni se do ju dëgjoj me vëmendje dhe pse keni pasur një rrëshqitje të thellë së fundmi nga qëndrim stabël te tatëpjeta anti-amerikane, kështu që hajde tani dhe unë do mundohem të të mbaj që në rrëshqitjen tënde mos të shkosh fare ne greminë, së në greminë do shkoni ju po vazhduat t’i shkoni pas të vdekurit që kujtoni se është gjallë”. Por prapë kryeministri nuk ndaloi. Rama nga foltorja e Kuvendit tha se PD ishte ajo që e mbushi Tiranën me kioska.
“E dini se kush është fondacioni? Apo ju ka zënë sytë lufta me Amerikën dhe çdo gjë amerikane ju duket problem? Fondacioni amerikan është një kontributor i rëndësishëm në procesin e vendit, me kohë dhe vakt. Është faktor dhe bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot por i të gjitha qeverive të Shqipërisë. Ju nuk po akuzoni mes nesh, por po akuzoni se fondacioni amerikan, me qindra miliona dollarë, që janë kontribut i një grupi njerëzisht që jetojnë në SHBA, që mbledhin fonde për Shqipërinë, që nga pikëpamja ekonomike janë ok, na paska hyrë në një marrëveshje sekrete me qeverinë tonë për të hapur bare dhe restorante në Butrint! Për ju bari dhe restoranti janë e vetmja mënyrë se si e shihni konvertimin e politikës në para, pasi ju jeni ata që e mbushët Tiranën me kioska. Jeni të njëjtën, nuk ndryshoni fare. Kioskën e keni në kokë. Në momentin kur u futët në këtë kope, mbaroi, pasi kopeja luaj ka logjikën tuaj. Ju keni të gjithë moshën e atij të vdekuri që e dini për të gjallë. Të gjithë. S’keni asnjë dallim ju. Parku i Butrintit, sot falë punës që kemi bërë ne jo ju, falë kësaj marrëveshje, pasi prej vitesh, edhe në mbretërimin e dytë të të vdekurit që ju e kujtoni gjallë, ka vazhduar të qëndrojë në fuqi bashkëpunimi dhe ka vijuar të ecë puna në Butrint mbi bazën e asaj marrëveshje. Kanë qenë disa marrëveshje. Butrinti do të ketë dhe aktivitete fitimrurëse, nuk diskutohet, nuk është mëkat. Por do e shihni se për çfarë parashikohet se do të përdoren fitimet. Do të përdoren për Butrintin. Aq sa do jenë dhe ku do jenë. S’do jetë si parku Rinia. Ju keni si model parkun Rinia, jo model tjetër. Ne dimë se çfarë bëjmë, por ju nuk dini se çfarë flisni”, tha ai.
Parlamenti vazhdon debatin, ku përdoren të gjitha fjalët e fjalorit të shqipes së përditshme!