Përplasje të forta pas zgjedhjeve në Kirgistan, ambasadori Lu njeh zgjedhjet
Në Kirgistan janë anuluar zgjedhjet. Vendimi u mor pas protestave të mëdha kundër rezultateve të tyre. Si pasojë e përplasjeve në demonstrata një person vdiq, kurse gjashtëqind të tjerë u lënduan.
Protestat nisën të hënën, pasi Komisioni Zgjedhor vendosi të mos i konsiderojë të vlefshme zgjedhjet.
Mëngjesin e djeshëm vetë Presidenti Sooronbay Jeenbekov kërkoi nga Komisioni të hetonte për mundësinë e anullimit të rezultateve.
Në zgjedhjet e fundit në Kirgistan fituan partitë Birimdik dhe Mekenim Kirghizistan, të cilat mbështesin Presidentin aktual Jeenbekov.
Po kështu, zgjedhjet janë përshëndetur nga ambasada amerikane, e cila drejtohet nga zoti Donald Lu. Në një deklaratë zyrtare për shtyp ambasada falenderon ministrin e brendshëm dhe atë të shëndetësisë për organizimin e këtij procesi.