Përplasje TRAGJIKE e autobusit me makinën në Tepelenë/ Gruaja vdes në vend, burri në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në në aksin Tepelenë – Krahës, ku një autobus i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”. Ende nuk dihet për të lënduar.

Ndërkohë ambulance dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga aksidenti një grua ndërroi jetë. Ajo udhëtonte me bashkëshortin e saj në një automjet tip Volkswagen, kur janë përplasur me një autobus me targa të Elbasanit, që ishte duke shkuar në drejtim të Sarandës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja ka rezultuar fatale për gruan, e cila ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?