Përplasje tragjike në det: Deri tani 14 të vdekur, shumë të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në ujërat greke, ku një anije patrulluese e Rojës Bregdetare Greke u përplas me një motoskaf që dyshohet se i përkiste një rrjeti trafikantësh të emigrantëve të parregullt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në afërsi të Ishulli i Kiosit, duke shkaktuar, sipas bilancit paraprak, 14 viktima dhe 24 të plagosur. Viktimat janë emigrantë, raportojnë mediat greke. Bilanci mund të rritet në orët në vijim.

Sipas informacioneve, 26 persona janë transportuar në spitalin e Kiosit, mes tyre edhe disa në gjendje të rëndë. Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat greke bëjnë me dije se anija e Rojës Bregdetare kishte konstatuar motoskafin me emigrantë dhe i kishte bërë shenjë të ndalonte dhe të kthehej mbrapsht. Sipas raportimeve të zougla.gr, kontrabandistët dyshohet se manovruan drejt anijes patrulluese, çka solli përplasjen. Si pasojë, emigrantët ranë në det. Mësohet se ka patur edhe armë ku janë qëlluar nga të dyja palët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të plagosur janë edhe dy efektivë të Rojës Bregdetare, një burrë dhe një grua, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdes mjekësor.

Motoskafi dyshohet se transportonte rreth 35 persona, të cilët janë gjetur në det pas përplasjes. Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar katër anije të Rojës Bregdetare, një anije private me zhytës në bord si dhe një helikopter i Forcave Ajrore Greke.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e trafikantëve të përfshirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?