Përse e kanë të gjithë me PD?
Nga: Alban Daci
Lulzim Basha, tashmë më i lirë se kurrë dhe po ashtu më i vendosur se kurrë më parë, ka vendosur të vazhdoj linjën e tij politike si lider e cila konsiston në dy gjëra: ndarjen e PD nga e kaluara dhe fillimin e një lidershipi të ri pa mbajtur anën e askujt dhe pa pasur nostalgji për askënd.
Nëse Basha deri pak kohë më parë nuk mund të krijonte një standard krejt të ri brenda PD dhe politikës shqiptare e kjo për arsye që kishin të bënin me ekulibrat e brendshëm, tashmë jo për shkak të tijin, por për rrugën e njëanshme që kanë zgjedhur të “tjerët”, Basha është krejt i lirë dhe po ashtu krejt i vendosur të lër gjurmët e tij në drejtimin e PD po ashtu të ngjallë shpresë tek shqiptarët!
Në analizat e mia kam theksuar më parë se vetë Basha është antieshtablimenti për politikën shqiptare! Kjo tashmë po vërtetohet çdo ditë e më shumë për luftë që linja e vjetër e politikës i ka shpallur, por në të njëjtën kohë për qëndrimet që po mban ai si kryetar i PD!
Basha përveç faktit se ka qenë pjesë e proceseve të qeverisjes së vendit, kur ai nuk ka qenë kryeministër, në fakt në formimin e tij personal nuk ka asgjë të përbashkët, qoftë për mirë apo ndoshta edhe për keq me brezin e fillimit të viteve ’90, që ishin protagonistët e fillimit të tranzicionit, por që nuk mundën kurrë ta mbyllnin atë! Basha, tashmë në një llogore lufte, në pozicionin e mbrojtësit dhe jo të nisur prej tij, ka të gjitha mundësitë dhe mbi të gjitha po dëshmon vullnetin për të hapur një kapitull të në politikë e tashmë dhe një mendësi të re në qeverisjen e vendit nesër!
Basha, tashmë shikon mundësitë reale që politika të mos vazhdoj të lundrojë në të njëjtën kënetë të tranzicionit dhe siç duket tashmë ka vendosur ta thaj atë duke larguar kështu sëmundjet e prodhurara nga mjedisi i saj. Hapi i parë dhe më 8 rëndësishëm i tharjes së kënetës të trazionit është vetingu në politikë. Kjo është rruga e vetme për t’i ndalur nga pretendimet për pushtet ata që në 30 vjet kanë pasur në duart e tyre monopolin e politikës dhe ndoshta edhe abzuimin me qeverisjen.
Nisma e Bashës për veting në politikë e cila tashmë është edhe propozim kushtetues e ka trembur gardën e vjetër të politikës në të gjitha kahet. Mandje, edhe të atyre që koha i ka nxjerrë në pension, por egoja e tyre thuajse në një nevojë asfikuese për pushtet i mban të lidhur ngushtë me pushtetin duke ëndërruar rikthimin që është i pamundur në hapësirë dhe në kohë!
Menjëherë, pas nismës së Bashës për veting në politikë erdhën edhe sulmet e para, mes të cilëve është edhe ajo ideja se djathta shpëton nëse shkrihet PD! Po pse duhet të shkrihet sipas tyre PD? A mund të shkrihet PD? Një parti nuk shkrihet me një të rënë të lapsit apo për shkak të dëshirave të atyre që me “ëndrra me sy hapur”, shpresojnë të fitojnë hapësirë politike në një mjedis shkretëtire! PD i ka të gjitha forumet funksionale!
Ka një grup parlamentar funksional dhe po ashtu ka një kryetar që është i vendosur të vazhdoj betejat e tij për të rikthyer PD në pushtet e mbi të gjitha për të rikthyer demokracinë në binarët e qytetarisë!