Përse vazhdon protesta pas dorëheqjes së Lleshajt? Juristi: Ka një mijë arsye për të dalë. S’ka siguri juridike, s’ka shtet të së drejtës

Përse do të vazhdojë protesta nesër sërish edhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj? Sipas Plarent Ndrecaj, protesta është politike e organizuar nga opozita, ndërsa juristi Jordan Daci thotë se ka një mijë arsye për të protestuar çdo ditë.

Ndrecaj: Ishte qëllimi për të dhënë dorëheqjen ministri, u dorëhoq, për çfarë vazhdon protesta. Flet për histori të rëndë, ndërkohë që janë vrarë në dorë të tij 4 veta.

Daci: Përpjekja e dëshpëruar e maxhorancës, propaganda hapet e mbyllet me 21 janarin. E keni marrë e keni bërë kryetar bashkie 21 janarin. Bëhet fjalë për një situatë ku ata të rinj që sheh atje, janë të rinj që kanë 1 mijë arsye pse kanë dalë atje. Jo vetëm ata por dhe ne që jemi këtu. Protestën për këtë djalë që vdiq duhet të dilnin dhe këta kolegë dhe këtu. Po mbroni një pushtet.

Ata qytetarë janë 100 % të bindur se janë në të drejtën e tyre për të protestuar. Janë të rinj pa asnjë të ardhur, e ardhmja e tyre është vrarë. Një ekzekutiv vetëm me akte normative ka zëvendësuar Gjykatën Kushtetuese, ka zëvendësuar ligjvënësin. Kush e solli protestën? Unë nuk jam organizator, as opozita nuk është organizatore të paktën nga deklarata publike. Deklarata e zotit Basha është deklarata më korrekte që mund të bënte një lider. Ka një mijë arsye çdo ditë për të protestuar. S’ka siguri juridike, s’ka shtet të së drejtës. Nuk ka të ardhme, nuk ka spitale, ka qeveri që vetëm vjedhje, që rrit borxhin.

 

SHKARKO APP