Persekutimi i ish-të përndjekurve, pranë detit të palarë!

Fati është i padrejtë do pohonin me gojën e tyre vetë banorët. Ata janë pranë detit, por jo për tu relaksuar por për të jetuar. Vetëm disa metra larg qytetarëve që nxihen në diell dhe freskohen në ujë në plazhin e Golemit, familje të ish-të përndjekur politikë kanë mbetur në diell.

Shtëpitë e tyre janë ish-kabinat e pushimit të kohës së komunizmit, një strehë e rrënuar. “Unë jam plazhiste, por na vjen për të qarë kur i shohim”, thotë një turiste.

Para dy ditësh, u bë publik lajmi se 17 familje ish-të përndjekurish politikë, të cilët u strehuan nga shteti në këto banesa, tani kanë degraduar dhe kanë filluar të shemben e askush nuk përgjigjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanë jetuar për 25 vite kundrejt një qiraje mujore prej afro 6 mijë lekësh në muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Top Channel kontaktoi në telefon të emëruarin e Bashkisë për Njësinë Administrative të Golemit, por ai nuk kishte një përgjigje për këtë problem. Ndërkohë në Bashkinë e Kavajës, kur mësuan për çështjen për të cilën interesoheshim, nuk pranuan të na kontaktonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?