Përsëri pranga në Ipotekën e Tiranës

 

Vjeshtë me pranga në Ipotekëne Tiranës. Seksioni për Korrupsionin në Drejtorin  e Policisë së Tiranës arrestoi 4 zyrtarë të Hipotekës së Tiranë dhe 3 shtetas të tjerë për tjetërsim prone. Në operacionin e koduar me emrin “PETRELA” ranë në pranga:

1.      Flora Xhillari,  65 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë shefe e zonë Nr.5 pranë ZRPP Tiranë.

2.      Argid Alikaj, 29 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Speclist Jurist pranë Zonën Nr.5 në ZRPP Tiranë

3.      Ledion Mastori, 36 vjec, lindur e banues në Tiranë , me detyrë Specialist Jurist pranë Zonën Nr.5 në ZRPP Tiranë,

4.      Genci Sula, 37 vjec, lindur e banues në Tiranë, me detyrë specialist i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së Tokës në Njësinë Administrative Petrelë, 

5.      Ilir Rrushi, 42 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, rruga “Selim Brahja” Tiranë

6.      Xhevahir Hyka,  51 vjec, lindur dhe banues ne Tirane, i cili ka kryer denim me dy vite heqje lirie dy vite me pare për fallsifikim dokumentash .

7.      Alban Dushku,  37 vjec, lindur dhe banues në Tirane

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij proçedimi penal, ka rezultuar se shtetasit Alban Dushku në bashkëpunim më shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi kanë fallsifikuar tërësisht dokumentat e pronës së shtetasit G.H, ku për pasojë i kanë tjetërsuar pronësinë me numër kadastral 3517 me pasuri nr.67/16, me adresë fshati Stërmas Petrelë në adresën fshati Lundër të një sipërfaqe prone prej 4.000 m2 me vlere 600 mije Euro

 Sa më sipër referuar veprimeve proçeduriale të deritanishme, rezulton se shtetasit Alban Dushku në bashkëpunim me shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, pasi kanë falsifikuar tërësisht dokumentacionin e pronës me të dhënat e mësipërme kanë ushtruar ndikim tek punonjësit të ZVRPP Tiranë, për paisjen me çertifikatë pronësie në mënyrë të kundraligjshme.  

Policia sqaroi se shpërdorimi i detyrës  së punonjësve të ZVRPP (Hipotekës) si edhe fallsifikimi i dokumentave dhe tjetërsimi i pronës nga ana e shtetasve Alban Dushku në bashkëpunim më shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, provohet me sekuestrimet e dokumenteve pranë ZVRPP Tiranë, në Njësinë Administrative Petrelë, dhe sekuestrimet pranë noterëve të ndryshëm.

SHKARKO APP