Përsëri takim Rama- Meta

 

Rama dhe Meta janë takuar prapë sot. Ka nisur sot në ora 10.00 një takim kokë më kokë mes kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit. Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar sot në zyrën e Metës në kryesinë e Kuvendit dhe nuk ka  e nuk pritet të ketë asnjë njoftim për përmbajtjen e bisedimeve, të cilat në çdo rast po shihen me shumë kuriozitet. Sidomos për shkak të situatës së paqartë të prodhuar mes dy njerëzve që drejtojnë sot vendin. Në dritëhijet e shumta të marrëdhënieve mes tyre, ditët e fundit është shtuar dhe një tjetër: qëndrimi i ndryshëm që duhet mbajtur ndaj ndryshimeve të mundshme në qeveri. Rama i ka refuzuar ato me justifikimin se i gjithë kabineti meriton besimin e tij dhe se ministrat janë në detyrë, kurse Meta ka folur për nevojën e impulseve të reja në qeverisje. I pari nuk e ka përmendur asnjëherë këtë fakt, kurse i dyti është kujdesur që çdo herë që është folur për këtë temë, të përmendë se është e drejta dhe detyrimi kushtetues i kryeministrit për të bërë lëvizje të mundshme në qeveri.

Ka informacione se nëse nuk bien dakort palët kryesore atëhere do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por ndërkohë në media kanë qarkulluar herë pas here lista me emra të “projektuar” për t’u lëvizur, por më shumë se të vërteta, ato kanë qenë qëndrime logjike të medias më pranë qeverisjes nga njëra anë dhe “pilotime” diversante të medias më pranë opozitës nga ana tjetër. Rama ka qenë i prerë se nuk do të ketë ndryshime ministrash, ndërsa po i prerë ka qenë edhe Ilir Meta se duhet të jetë më energjike qeveria, pra ka nevojë për ndryshime në Qeveri. Edhe dje zyrtarë të lartë të LSI kanë kërkuar ndryshime në Qeveri.

Fakti që kryeministri po shkon dy herë në zyrën e Metës tregon se është ky i fundit që nuk ka garanci nga shefi i PS-së në lojërat politike të ditës, duke mos i shkuar në zyrën e kryeministrit, siç ka ndodhur herë të tjera.

SHKARKO APP