Përsëritet ftesa për një vizitë të Alexis Tsipras në Shqipëri

Ministria e Jashtme e Greqisë, njofton për një takim mes ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi dhe ministres së Jashtme (për Çështjet Europiane) të vendit fqinj, Sia Anagnostopoulou.

Sipas njoftimit, në takimin e mbajtur më 3 gusht, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për mbështetjen e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.

Dervishi nga ana e vet ka përsëritur ftesën e kryeministrit shqiptar për homologun grek, Alexis Tsipras, për të vizituar Tiranën.

SHKARKO APP