Përsëritet historia, një 14-vjeçar vritet me thikë. Autori ndodhet në spital
Përsëritet krimi mes të miturëve. Një 14-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin pas një sherri në lokal në fshatin Pirg të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites së sotme.
I mituri E.XH ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra, ndërsa tjetri është duke marrë mjekim, nën mbikëqyrjen e Policisë. Viktima është nga fshati Zvirinë, kurse autori nga fshati Leminot, teksa mbetet për t’u sqaruar arsyeja e prezencës së tyre në zonën e Pirgut.
Një grup ekspertësh kanë punuar në ambientet e lokalit për mbledhjen e gjurmëve dhe provave. Gjurmë gjaku në rrugë, karrige të rrëzuara dhe nga larg një nga tavolinat ku besohet se ka nisur konflikti.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.
14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

