Përshkallëzohet situata/ Flakët e mëdha kërcënojnë banesat në Martanesh, do të evakuohen 10 familje

BULQIZE – Pak më parë u njoftua për përhapjen e flakëve në fshatin Lenë të Martaneshit. E megjithëse kanë kaluar rreth dy orë nga kur u dha lajmi, flakët vazhdojnë të jenë të përmasave të mëdha.
Për shkak të terrenit të vështirë, forcat e zjarrëfikëses e kanë të pamundur të mbajnë nën kontroll flakët.

Zjarri i madh ka detyruar forcat e shpëtimit të evakuojnë 6 familje që banojnë në shtëpitë përreth. Gjithashtu pritet të evakuohen edhe 4 familje të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?