Personat që e kanë kaluar koronavirusin, a duhet të vaksinohen?
Ka shumë persona që e kanë kaluar koronavirusin që pyesin a duhet të vaksinohen. Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, anëtar i Akademisë së Shkencave, thotë se referuar studimeve rekomandohet mosbërja e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19.
Pas kësaj periudhe, mjeku thotë se mjafton injektimi i një doze.
“Kemi të paktën dy organe të rëndësishme shtetërore, si AIFA e Italisë dhe instituti Robert Koch i Gjermanisë që rekomandojnë moskryerjen e vaksinës nëse jemi brenda 6 muajve nga kalimi i Covid-19, ndërsa më pas kryerja vetëm e një doze sepse mjafton për të dhënë rikujtesën ndaj virusit, ndërsa doza e dytë nuk është e nevojshme. Ky është rekomandimi nga këto dy institucione të rëndësishme”, ka deklaruar Alimehmeti për A2.
Në Shqipëri, prej disa ditësh ka nisur vaksinimi masiv. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 17,023 vaksinime të tjera kundër virusit Sars Cov-2 në të gjithë vendin.