Personi i vrarë në Memaliaj, dyshohet se informonte policinë për parcelat me hashash

Një 43-vjeçar është vrarë këtë të enjte në fshatin Rabie të Memaliaj, në rrethana të paqarta.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Allet Muho, i cili dyshohet të jetë ekzekutuar për shkak se informonte policinë, lidhur me mbjelljen e parcelave me hashash.

Bëhet me dije se ai ka informuar në polici lidhur me disa parcela me hashash, ku më 4 shtator është ndërhyrë dhe është shkatërruar një tokë e mbjellë me bimë  narkotike, më konkretisht tetë parcela.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi i pajetë i Muhos, u gjet në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Rabie mëngjesin e kësaj të enjteje, nga një bari i zonës, i cili lajmëroi policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se i ndjeri jetonte me gruan dhe dy fëmijët në fshat, ndërsa prindërit jetonin në Patos.

Policia tha zyrtarisht lidhur me ngjarjen se, “Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M., 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?