Përvetësoi shumë të mëdha parash me dokumente të falsifikuara, arrestohet biznesmeni në Elbasan

Policia ka vënë në pranga një biznesmen në Elbasan, i akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Nga hetimet e kryera prej gati 1 viti rezulton se Agron Xibraku, i cili është administrator i një shoqërie aksionere, ka falsifikuar dokumente të shoqërisë duke vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

“Është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila më datë 03.12.2019 kishte vendosur masën e sigurisë  “Arrest në burg” në mungesë për shtetasin A. X., lindur dhe banues në Cërrik ,Elbasan,”-njofton policia.

Uniformat blu i vendosën, me vendim Gjykate, edhe sekuestro preventive aksioneve që Xibraku kishte në kompaninë ku ishte ortak.

Xibraku akuzohet për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave”.

SHKARKO APP