Përzgjedhja e kandidatëve në PD, Balliu: Procesi kishte qëllim ambicioz, por u korruptua

I ftua në ‘A Show’ me moderatorin Adi Krasta, ish-deputeti i PD Klevis Balliu, ka folur mbi procesin e zgjedhjes së kandidaturave brenda bazës së demokratëve të Pogradecit, për zgjedhjet e 25 prillit.

“Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të PD kishte një qëllim shumë ambicioz, demokratizimi dhe dëgjimi i antarësisë, por ishte një proces që sapo lindi dhe nuk kishte një strukturë të fortë, delikat, të procesit për ta mbrojtur atë. Ishte shumë i lehtë për tu përdorur dhe për tu korruptuar. Dhe në Pogradec ndodhi të korruptohej. Procesi në Pogradec, i dokumentuar si i korruptuar. Çdo parti ka klane. Në të gjithë botën ka grupime që krijohen. Që nga lista që erdhi për të votuar, e cila u përgjysmua me një të rënë të lapsit dhe votuan persona që nuk i kishim parë më parë”, theksoi Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?