Pesë të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka arrestuar së fundmi pesë persona. Sipas bluve të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një person tjetër.

Sakaq, policia njofton se një 51 vjeçar është larguar nga banesa në Tiranë dhe nuk është kthyer më. Denoncimin në komisariat është bërë nga bashkëshortja.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L. (L)., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Q., 48 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë të Rendit Publik. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dokument i plastifikuar me mbishkrimin “Policia”.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– B. Sh., 42 vjeç dhe G. Ç., 45 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– E. K., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

—-

Specialistët në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasen P. V., 44 vjeçe, për veprat penale “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

—-

Më datë 16.12.2021, shtetasja F. T. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi K. T., 51 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP