Peshkatari i zhdukur gjendet pas disa orësh në ujërat maqedonase

Një 58-vjeçar nga Pogradeci, i cili kishte dalë për peshkim humbi për disa orë konktatet me familjarët.

Këta të fundit sinjalizuan menjëherë policinë se  familjari i tyre D.M, rreth 58 vjeç, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, kishte dalë mëngjesin e sotëm për të peshkuar në liqen dhe nuk ishte  kthyer në banesë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare nisën menjëherë kërkimet për gjetjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 15:30 të pasdites, policia njoftoi se e kishte gjetur 58-vjeçarin së bashku me varkën në pjesën maqedonase.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë policia maqedonase, e cila pasi është vënë në kërkim ka mundur të gjej peshkatarin, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?