Peshkonte me vëllezërit, mbytet në lumë i riu në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite të mërkure në Tiranë, një djalë i ri në moshë është mbytur në lumin e Brarit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të pasdites raporton policia, e cila ka identifikuar 19 vjeçarin e vdekur si shtetasin me incialet R.Y. I riu po peshkonte së bashku me dy vëllezërit e tij në momentin kur rrjedha e lumit e ka marrë me vete.

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë

Swiss Digital Mobile Reklama

Informacion Paraprak

Më datë 25.07.2018, rreth orës 18:15, shtetasi R. Y., 19 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar së bashku me dy vëllezërit e tij, në lumin e “Brarit”, është marrë nga rrjedha e ujit të lumit ku për pasojë dhe është mbytur.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas për gjetjen e trupit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?