Pësoi hemorragji cerebrale, lajm i mirë për ish-ministrin Luan Hajdaraga
Prej gjashtë javësh ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë “Majko”, Luan Hajdaraga ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve, pasi gjatë kthimit nga Maqedonia në pikën e kalimit të Qafë Thanës pësoi një goditje në tru. Ai u transportua me urgjencë për në QSUT në gjendje kritike për jetën.
Pas një beteje të gjatë, ditët e vështira të ish-ministrit duket se janë tejkaluar dhe ai tashmë gëzon shëndet të mirë. Ka qenë ish-deputeti Flamur Çelaj i cili ka vizituar sot Hajdaragën në spital nga ku edhe ka ndarë lajmin e mirë për ish-ministrin.
Sipas tij, shëndeti i Hajdaragës është në përmirësim dhe shumë shpejt ai do t’i rikthehet jetës akademike dhe asaj politike.
Postimi i Flamur Çelajt
Lajm i mirë,
Luan Hajdaraga është mirë, dhe së shpejti do kthehet mes nesh me energji të reja për të kontribuar në Shqipëri.
U nisa nga Shqipëria me porosi të veçantë të LSI, të intersohesha për shëndetin e mikut Hajdaraga, pasi Monika, Luani, Petriti dhe gjithe te tjeret ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.
Meraku tashmë u konvertua në gëzim dhe nuk më mbetet gjë tjetër veç i urojmë mikut tonë shërim të plotë dhe të shpejtë.
Flamur Çelaj
Kryetar i Komisionit të Sigurisë në LSI
https://www.facebook.com/deputeticelaj/videos/952925774876230/
KOHA JONË SONDAZH

