Pësoi parainfrakt? Edi Rama: Sa dola nga studioja e…

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, përmes një postimi në facebook, thotë se Kryeministri Edi Rama, ka pësuar parainfarkt më 16 mars dhe se përfundoi në spital. Disa orë pas këtij lajmi, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, ku ka ironizuar lajmin e ish-deputetit dhe ka nënvizuar se është mirë dhe tregon me foto se ku ka qenë sot.

”Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve, po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse, sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit. FLM për merakun”,-shkruan Rama.

Balliu thotë në statusin e tij në facebook, se shkak i kësaj gjendje shëndetësore ka ardhur nga: ”Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjeter revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij”,-shkruante Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?