FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pësoi trompozë në enët e gjakut në këmbë, operohet i sëmuri me Covid-19

Pacientët me Covid-19 që trajtohen në Infektiv shpesh bëjnë trompoza, pasi virusi prek enët e gjakut. Rasti më i fundit është një pacient 66-vjeçar nga Tirana, i cili bëri trompozë në arterien femirale dhe rrezikonte gangrenë.

Pasi u konstatua nga ekipi i mjekëve në Infektiv menjëherë një ekip nga shërbimi i kirurgjisë vaskulare kryesuar nga angiokirurgia Albana Kenga, kardiokirurgua Fjorda Mana dy reanimatore dhe dy infermiere u transferuan menjëherë në ambientet e shërbimit infektiv ku u realizua ndërhyrja në bashkëpunim me mjekët e këtij shërbimi.

Mjekja infeksioniste Migena Qato tregon se pacienti ishte në gjendje shëndetësore të rëndë. Pacienti vijon të qëndrojë në Infektiv në gjendje klinike të qetë derisa të kaloja pasojat që i ka shkaktuar Covid-19.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?