Peticion, studentët: Mos firmosni fleta të bardha
Sot është dita e 15-të e protestës së studentëve, të cilët po kërkojnë kushte më të mira në arsim. Edhe sot ata janë mbledhur për të protestuar para Kryeministrisë duke u shprehur se nuk dorëzohen.
Aktivistë të ”Lëvizjes për Universitetin” dhe disa studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale kanë sugjeruar se për të pasur diçka konkrete dhe jo vetëm thirrje dhe britma, është e nevojshme të firmoset një peticion.
Disa studentë kanë grisur peticionin, duke thënë se nuk mund të hedhin firmën në fleta të bardha që nuk e dimë as ku mund të përfundojnë dhe as për çfarë mund të përdoren. ”Jashtë organizatat”, thërrasin studentët, ndërkohë që anëtarë të “Lëvizjes për Universitetin” shpreheshin se nuk mund të griset peticioni në këtë mënyrë.
KOHA JONË SONDAZH

