Petrika Mele: Tatimet e Korçës janë kthyer në një bandë gjobëvënësish

Kreu i LSI-së së Korçës, Petrika Mele, përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar Tatimet se po ushtrojnë terror ndaj bizneseve duke venë gjoba.

Postimi i plotë

TATIMET e Korçës janë kthyer në një bandë gjobvënëse e cila vepron me urdhëra politike. Po terrorizojnë çdo ditë bizneset në Korçë.

Në 25 Prill, Korça çlirohet nga kjo çetë që është kthyer në makthin e taksapaguesve më të rregullt në Shqipëri, taksapaguesve korçare.
Qytetarët korçarë meritojnë një administratë efikase dhe në shërbim të tyre dhe jo grabitqare të uritur.
Tik tok ⏱

SHKARKO APP