Petrit Malaj viziton Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit: Vëllazëria nuk njeh kufij, mirënjohje mjekëve
Nga Petrit Malaj
Sot pata kënaqësinë të vizitoj Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës. Në praninë e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, të cilin e falenderoj pafund, pata nderin t’i dorëzoj Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, z. Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.
Kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë, të cilët gjejnë atje jo vetëm shërbim shëndetësor cilësor, por edhe ngrohtësi vëllazërore dhe shpresë. Vizita e sotme ishte një tjetër dëshmi e qartë se vëllazëria nuk njeh kufij, dhe se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbeten vlera të
Mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin spitalor të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një shembull i vërtet i humanizmit dhe përkushtimit profesional.


KOHA JONË SONDAZH

