Petrit Vasili: Asnjë hap pas! Fatet e Shqipërisë nuk mund të lihen në duart e banditëve politikë

Nga Petrit Vasili

Asnjë hap pas!!
Rrëshqitja e Shqipërisë drejt greminës për shkak të Ramës e rilindjes po thellohet më shumë se kurrë.
Shkretimi i Shqipërisë për shkak të largimit të qindra mijë shqiptarëve krimininalizimi dhe droga, shitja e kufijve të Shqipërisë, kapja e drejtësisë, pastrimi i parave dhe grabitja e parave dhe pronave publike e private dhe lënia e Covidit në mëshirë të fatit vazhdojnë pa u ndalur.
Fatet e Shqipërisë nuk mund te lihen në mëshirë të fatit dhe në duart e banditëve politike.
S’ka asnjë minutë kohë për të humbur.
Në përballjen me këta armiq të Shqipërisë nuk mund të bëhet asnjë hap pas dhe përballja duhet të jetë sy me sy për të shpëtuar Shqipërinë.
Çdokush, që i dhemb vendi dhe fati i familjes së vet ka vendin e tij të pazëvendesueshëm në frontin e përballjes.
Kushdo që i shmanget kësaj përballjeje shet vendin dhe familjen në duart e kriminalizuara të Ramës dhe rilindjes.
Asnjë alibi nuk mund te këtë per t’i ikur kësaj përballje.
Asnjë hap pas!
Ky është lajtmotivi i çdo shqiptari të vërtetë dhe qytetari të mirë. Ti hapësh rrugën së keqes është vetëvrasje.
Asnjë hap pas!
Ky është guri i provës mes opozitarëve të vërtetë dhe FAKE opozitarëve të kapur.
Asnjë hap pas!
Vetëm keshtu Shqipëria shpëtohet sot nga gremina!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?