Petrit Vasili: Berati dhe Gjirokastra provuan shqetësimet e mëdha të Misionit të SHBA pranë OSBE në Vjenë për 25 prillin!

Nga Petrit Vasili

Berati dhe Gjirokastra provuan shqetësimet e mëdha të Misionit të SHBA pranë OSBE në Vjenë për 25 prillin!
Hapja e kutive në Berat e Gjirokastër provoi përpara gjithë botës se në 25 prill qeveria, mafioze e rilindjes kreu këto krime zgjedhore të cilat gjenden edhe në deklaratën e misionit të SHBA në Vjenë:
Shitblerja e votës, përdorimi kriminal i financave të shtetit dhe të administratës shtetërore, përdorimi kriminal i të dhënave personale, mijëra punësime në dhunim të ligjit, manipulimi në shkallë kombëtare, përjashtimi nga votimi i mijëra qytetarëve shqiptarë në Greqi, votimi i shumëfishtë, fletë votimi më shumë se votues, manipulimi i materialeve zgjedhore janë krime zgjedhore tashmë të provuara botërisht.
Po risjell edhe një herë shqetësimet e rënda të SHBA për 25 prillin.
Misioni i SHBA pranë selisë qendrore të OSBE në Vjenë doli që në 7 maj me një deklaratë tepër të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Ambasadorja Elisabeth Rosenstock-Stiller theksoi:
“SHBA vëren se gjetjet e misionit vëzhgues të OSBE tregojnë se partia në pushtet ka pasur avantazhe domethënëse nga pushteti i saj, përfshirë edhe kontrollin e administratës lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.
Ne gjithashtu vërejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave, që mbetet ende një problem, dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve.
SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale,” theksoi ajo.
Asnjë qëndrim tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë përballë krimit më të madh, që i është bërë ndonjëherë zgjedhjeve në Shqipëri.
Asnjë alibi nga askush nuk i shpëton dot këtë manipulim mafioz të zgjedhjeve nga demaskimi, denoncimi dhe dënimi pa mëshirë e tij.

SHKARKO APP