Petrit Vasili: Kryeministër damlla

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, e cila është bllokuar nga trafiku.

Vasili thotë se qeveria po mashtron qytetarët, pasi një ditë më parë njoftoi se autostrada do të ishte e hapur.

“Autostrada Tiranë-Durrës e bllokuar, thane që hapej ne ora 14.00. Shtet i shkatërruar. Kryeminister damlla qe shkon e mbledh gjoja ankesa lart e poshtë dhe gjithë këtë farë autostradë se sheh dot. I kanë plasur sytë. Deklaruan që do ta hapnin këtë të premten ne ora 14.00. Gënjyen qytetarët sa u shqepen këta të mbaruarit e qeverise, sepse autostrada vazhdon e bllokuar. Dhe ky kryeministri batërdisi miliona euro portale për ankesa, po kjo autostrada është e madhe dhe portali i vogël dhe s’hyn dot ankesa. Kryeministër i leqendisur që nuk i duhen rrugët se bredh me helikopter”,- shkruan Vasili në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?