Petrit Vasili: Pandëshkueshmëria e qeverisë vijon e paprekur
Nga Petrit Vasili
Drejtësia me Regji i garanton pandeshkueshmërinë mafias qeveritare, që vazhdon duke i dhënë truallin e Teatrit Bashkisë!!
Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak kohë më parë vendimin e qeverisë së rilindjes për kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës!
Mbi këtë vendim antikushtetues e të paligjshëm u prish godina e Teatrit Kombëtar.
Të gjithë shqiptarët po prisnin ndëshkimin e fajtorëve duke filluar nga Kryeministri e me radhë për këtë krim shtetëror të përmasave të tmerrshme.
Përkundrazi dje Qeveria i kaloi përsëri truallin Bashkisë së Tiranës duke dalë edhe mbi Gjykatën Kushtetuese dhe duke provuar se Drejtësia e Re është thjesht një drejtësi e kapur nga rilindja dhe mbrojtëse e antiligjit.
Pasi kemi dëgjuar përralla në shqip dhe anglisht se gjoja pandëshkueshmëria po merr fund dhe gjoja askush nuk është mbi ligjin po ndodh pikërisht e kundërta që edhe pritej!
Pandëshkueshmëria e qeverisë vazhdon e paprekur dhe Drejtësia me regji vazhdon me arka peshku e me eskursionet nëpër Shqipëri.
Jo vetëm, që askush nuk u ndëshkua për Teatrin, por fajtorët vazhdojnë të qetë aferën mafioze të rrëmbimit të Teatrit.
Drejtësia me Regji duke mos vepruar i jep të gjithë kohën qeverisë që të përfundojë aferat mafioze ku është parashpërblyer.
Kushdo, që duatroket për Drejtësinë me Regji të arkave të peshkut e të druve të zjarrit në Pogradec apo kanalit në Lushnjë, meriton vetëm përbuzje dhe neveri si dhe tregon qartë ortakërinë me mafian qeveritare.
KOHA JONË SONDAZH

