Petrit Vasili: Rama firmosi se i futen këmbët në një këpucë për 5G

Nga Petrit Vasili: 
Rama firmosi se i futen këmbët në një këpucë për 5G!!
Rama për rrjetin 5G doli hapur kundër SHBA dy vjet më parë, bile deklaroi në FB:
Postimi i Ramës:
“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”!
Pra Rama inauguroi dhe promovoi vetë fillimin e tij gjë që shqetësoi Ambasadën Amerikane në Tiranë e cila u prononcua në nëntor 2019:
“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, shkruante ambasada.
I kërkuam publikisht në 4 nëntor 2019 tu përgjigjej 8 pyetjeve për këtë çështje kaq serioze dhe këtë shqetësim të Ambasadës Amerikane. Këtyre pyetjeve Rama ju fsheh sepse afera ishte tepër e rëndë
Sot që ja kanë futur këmbët në një këpucë Rama u detyrua të firmosë marrëveshjen për 5G me SHBA.
Asgjë nuk harrohet dhe nuk mund të kamuflohet nga propaganda, që ka si qëllim të shuajë nga memorja e publikut armiqësinë e Ramës ndaj perëndimit dhe adhurimin e tij për lindjen!
P.S. Më poshtë disa foto për të kujtuar “bëmat” anti-SHBA të këtij Ramës për 5G.

SHKARKO APP