Petrit Vasili: Rama po shkatërron ekonominë e vendit në shërbim të parave të pista

Nga Petrit Vasili

Rama po e shkaterron qellimshem zinxhirin ekonomik te Shqiperise ne sherbim te parave te pista?!
🟦 Si duhet te jete Zinxhiri Ekonomik, logjik dhe i bazuar mbi interesin e qytetarit dhe interesin publik?
Taksa te uleta, cmime te pranueshme. Rritje e mireqenies dhe e konsumit per qytetaret. Rritje e konsumit dhe me shume te ardhura per biznesin, me shume vende te reja pune, me shume te ardhura per shtetin dhe automatikisht rritje te pagave dhe te pensioneve si dhe rritje e ndjeshme e investimeve publike, terheqje e investimeve te huaja, konkurence e ndershme dhe ulje e borxhit publik
🟦 Si eshte realisht Zinxhiri Mafioz ekonomik i Rames?
Taksat te larta, qe sjellin cmime te larta
Cmimet e larta qe shkaktojne varferim ekstrem te konsumatorit.
Kjo e fundit sjell ne menyre te pashmangshme renie te dukshme te konsumit.
Renia e konsumit sjell gjithmone e me pak te ardhura per biznesin.
Renia e te ardhurave per biznesin do te thote me pak te ardhura per shtetin, dobesim te madh te investimeve publike dhe pamundesi per te paguar pagat dhe pensionet
Por renia e te ardhurave per biznesin do te thote shkurtim te vendeve te punes.
Rritja e papunesise do te thote mjerim per familjet shqiptare, rritje e kriminalitetit dhe destabilizim social.
Rritje katastrofike e borxhit publik.Pamundesi e thithjes se investimeve te huaja dhe frenim ekonomik
‼️Nga analiza e dy zinxhireve te mesiperm kuptohet qarte, se problemi ne Shqiperi jane taksat e larta vrastare e skandaloze, vecanerisht rrënuese ne kete moment teper te veshtire pas pandemise dhe luftes ne Ukraine!
📌 Po perse Edi Rama po refuzon ne menyre brutale te ule taksat?
📌 Cili eshte qellimi i Edi Rames dhe perse ai refuzon egersisht zerin e arsyeshem te eksperteve dhd njerezve publike, qe kerkojne uljen e taksave ne kete situate te veshtire?
Ai me vetedije te plote po inkurajon zinxhirin e dyte dhe me te erret e shkaterrimtar te ekonomise shqiptare.
Shkaterrimi i zinxhirit normal te ekonomise ka vetem nje qellim:
⬛️ Krijimin e alibise dhe justifikimit per vershimin e parave te pista te qeverise dhe mafies eshte qellimi i vetem, i cili u shfaq qarte permes Amnistise fiskale.
⬛️ Eshte shume e qarte, qe nuk eshte se kemi te bejme thjesht dhe vetem me nje hajduteri shteterore te organizuar, por eshte zbatimi i nje skenari kriminal dhe mafioz, qe synon falimentimin e ekonomise shqiptare si alibi dhe justifikim per vershimin e parave te pista!

SHKARKO APP