Petrit Vasili: Shqiptarët si skllevër shëndetësore të mesjetës antishkencë të rilindjes
Nga Petrit Vasili:
Shqiptaret si skllever shendetesore te mesjetes antishkence te rilindjes !
Gjithmone e me shume Pandemia paraqet zhvillime te befta e te papritura, te cilat kerkojne kualitet te larte shkencor interpretimi e veprimi pasues.
Pranimi nga Kina se Virusi ka dale nga laboratori krijon skenare, te cileve vetem profesionistet shkencore mund tu japin pergjigje dhe ketu s’ka vend as per politike dhe as per kompromis.
Syte jane drejtuar teresisht tek shkenca dhe mjeksia ne teresi, por tek epidemiologjia, virologjia dhe infektivologjia ne veçanti.
Interpretimet objektive shkencore ju prijne veprimeve konkrete me dobi per shendetin e njerezve, por edhe kursejne sakrifica te kota e te panevojshme ekonomiko sociale, qe sjellin pandemi varferie dhe tensioni shoqeror krejt te evitueshem.
E gjithe bota i eshte nenshtruar natyrshem vleresimit shkencor mjeksor qofte ky i hidhur apo i embel, pasi objektiviteti shkencor nuk zgjedh shijen, por vetem e objektivizon dhe e vë ne tavolinen e vendimarrjes.
Mjerisht ne Shqiperi ka ndodhur e kunderta.
Mendimi shkencor eshte flakur menjane dhe sharlatanizmi politik i rilindjes pret e shqyen duke krijuar nje mesjete shkencore mjeksore, qe nuk eshte pare kurre.
Profesionistet stigmatizohen dhe ofendohen nga vete kryeministri kur nuk mbeshtesin budalleqet e tij.
Debati mes profesionisteve ka vdekur.
Shkencetaret i kane klasifikuar ne menyre mesjetare ne se jane pro apo kunder rilindjes.
Masat merren sipas oreksit psiqik dhe politik te kryeministrit ndaj kane qene paradoksale, jo efikase dhe me qellim te vetem fshehjen e realitetit dhe te vertetes.
Asnje debat per vaksinat dhe llojet e tyre, asnje debat per llojet e mbylljes, asnje debat per azhurnimin e protokolleve mjeksore bazuar ne evidence, asnje debat per imunitetin e tufes, asnje debat per strategjine lidhur me çfaqjen e variantit Delta.
Eshte nje kurajo vrastare te bazohesh mbi nje Komitet Politik Ekspertesh te mbyllur, te paditur dhe me nje peshe shkencore te paperfillshme,qe funksionon jo sipas nje axhende mjeksore skrupuloze dhe te qarte,por eshte thjesht nje apediks i axhendes propagandistike te kryeministrit.
Faturen e antishkences per fat te keq e paguajne shqiptaret jo vetem me vdekje, por edhe me pasojat afatgjata shendetesore postCovid.
Pandemia deri tani ka treguar realisht pasoja katastrofike ne cdo plan duke filluar nga ai shendetesor e deri tek ai social ekonomik.
Shqiptaret nuk jane skllever shendetesore te qeverise se rilindjes dhe te Rames.
Shqiptaret meritojne shume me shume pasi jetojne ne nje kontinent ku nivelet shkencore jane nga me te lartat e globit dhe ku mund te perfitojme prej tyre shume.
Shqiperia ka mjaft profesioniste shume te afte dhe te edukuar brenda e jashte vendit qe me objektivitetin e dijeve te tyre te formesojne nje qendrim rrenjesisht te ri.
Ndaj duhet te ndryshoje rrenjesisht administrimi shkencor i Pandemise se Covid ne Shqiperi sepse beteja nuk ka mbaruar dhe fatura e antishkences rilindase mund te jete shume e rende edhe ne muajt qe vijne.