Petrit Vasili: SPAK të çojë para drejtësisë drejtuesit e qeverisë që miratuan aferën 400 milionë euro

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat kërkoi nga drejtësia dhe Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion që të hetojë urgjentisht drejtuesit e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Vasili tha se kemi të bëjmë më një abuzim 400 milionë euro që është bërë me firmën e kryeministrit Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiaku i Tiranës.

“Shqiptarët janë sy dhe veshë dhe duan të shohin sesi SPAK do të sillet me këtë rast flagrant abuzimesh në dëm të interesave të qytetarëve”,- deklaroi Petrit Vasili.

VIDEO/Deklarata e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili


VIDEO/Denoncimi i LSI për aferën e inceneratorëve 

SHKARKO APP