Petrit Vasili: Veliaj i thotë vetë burgut hapu!
Nga Petrit Vasili
Ky Veliaj i thotë vetë burgut hapu!!
Me plot gojën thotë e kam dhunuar haptas ligjin.
Veliaj thotë publikisht përpara Komisionit Hetimor, që sipas tij Këshilli Bashkiak i Tiranës ka marrë vendimin Nr.106 për inceneratorët në 28 shtator 2017.
Veliaj e ka marrë vendimin vetë, që gjashtë muaj më parë, pra që në 27 mars 2017 pa pyetur hiç Këshillin Bashkiak.
Ligji per Pushtetin Lokal flet shume qartë:
Neni 54 pika pika “dh” e Ligjit te Vetëqeverisjes Vendore është asgjesuese, ja ligji:
NENI 54
Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak
Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,
gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;
Po cilat jane kompetencat e Veliajt, ja çfarë thote neni 64:
Neni 64
Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë
Kryetari i bashkisë ka këto kompetenca dhe detyra:
a) ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
b) zbaton aktet e këshillit;
Miratimi personal i Veliajt pa vendimin e Keshillit Bashkiak është
1.privatizimi prej tij i Bashkisë se Tiranës,
2.është vepër e qartë korruptive,
3.është rrëmbim i paligjshëm i kompetencave të Këshillit Bashkiak dhe shpërdorim i qartë detyre.
Veliaj tamam Lalë kros që vetë shkruan vetë vulos dhe as pyet hiç asfare për ligj.
SPAK vepro, ruaj dinjitetin sepse shkelja e ligjit është sheshit!
KOHA JONË SONDAZH

