Petrit Vasili: Vetingu i papranuar në Kosovë e Maqedoni, por pse Shqipëria u përdor si vend eksperimental?

Nga Petrit Vasili

Sapo lexova prononcimin shumë objektiv dhe parimor të Eurodeputetes gjermane Viola Von Cramon-Taubadel për Vetingun në Shqipëri.
Të nderuar miq po ju risjell edhe një herë shënimin tim në FB të dy vjetëve më parë në 23 janar 2020.
Ja postimi i datës 23.01.2020.
“Vetingu i pavend dhe papranuar në Kosovë dhe Maqedoni, po pse Shqipëria u përdor si vend eksperimental?
Vetingu i konsideruar i pavend dhe i papranuar në Maqedoni dhe së fundmi në Kosovë u imponua fort në Shqipëri edhe duke neglizhuar dhe anashkaluar shqetësinet madhore të Komisionit të Venecias për rreziqet e mëdha të Vetingut.
Këto rreziqe u provuan katërcpërisht.
Shqipëria thjesht u përdor si një vend për eksperimente.
Po ju sjell më poshtë qëndrimet për Vetingun në drejtësi në Kosovë dhe Maqedoni sipas partnerëve ndërkombëtarë të këtyre vendeve.
Sot Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së, Jorgen Andrews në sesionin e diskutimit lidhur me rolin e shoqërisë civile në sistemin e drejtësisë, i organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.
Z.Andreës e quajti te papershtashem Vetingun dhe tha se :
“Procesi i vettingut ka rreziqe dhe sfida të ndryshme dhe se Kosova duhet ta zhvillojë vetvetiu mekanizmin që ta sanksionojë juristët, prokurorët, gjykatësit të cilët nuk sillën sipas etikës së standardeve.”
Pak jave me pare Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zbogar e ka deklaruar te panevojshem Vetingun ne drejtesi dhe ka thene:
“Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim përmirësimin e gjykatës nga brenda.
Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit.
Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë.”
Të njëjtën gje ka deklaruar edhe vetë kryeministri Zoran Zaev:
“Me të vërtetë nuk është momenti për veting. Kështu që, ne filluam proces të pastrimit të gjyqësorit dhe nuk duhet ta përdorim termin “veting”, nëse është veting, duhet të radhitemi pas Shqipërisë, të presim të kalojmë. Me të vërtetë, s’kemi nevojë për këtë,”– tha Zaev.
Ndërsa ne 2015 Komisioni i Venecias lidhur me Vetingun ne Shqiperi paralajmeronte fort se:
“Zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?