Petro Koçi: Ju rrëfej ngjarjen më të shëmtuar në Europën Lindore që bënë militantët e PD-së!

I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, në RTV ORA, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka rrëfyer një ngjarje të 1994, në komunën e Libofshës, ku po mbaheshin zgjedhjet e parakohshme lokale në atë komunë.

Në zgjedhjet e pjesshme të Libofshës me 29 qershor 1994, ka ndodhur ngjarja më e shëmtuar politike sipas meje, në të gjithë Europën Lindore. Ku militantët e PD u futën në mitingun që bënte PS, e kishim që një ditë më parë e bënte opozita, dhe ditën tjetër e bënte mazhoranca për një çështje lokale. Ishim në qendër të Libofshës, dhe ata dolën para nesh, dhe në miting ishin kryesisht nga, për shkak të presionit të madh të atyre zgjedhjeve, që nuk e mora vesh kurrë pse Berisha donte ta merrte se s’bën Libofshën. Dolën militantët e PD përballë grave dhe më falni, por i kanë ulur pantallonat dhe mbathjet, gjëja më e shëmtuar që ka ndodhur”, tha Petro Koçi.

SHKARKO APP