Petrolifera: Ja kush e ndoti Zvërnecin

Petrolifera ka reaguar për ndotjen e Zvërnecit. Sipas saj, Zvërneci është ndotur nga një pakujdesi e anijes turke Ismail Kaptanoglu

“Ne naten midis dites se shtune 21 maj dhe dites se diele 22 maj, rreth ores 03:30, anija H Ismail Kaptanoglu qe ngarkonte nafte bruto ne Portin Vlora 1, ndoshta nga nje manover e gabuar ne bordin e anijes qe ka krijuar  mbipresion ne tubacione, duke shkaktuar nje carje me pasoje rrjedhje te naftes ne brendesi te basednit  te portit.

Anija dhe terminali menjehere  kane zbatuar planin e emergjences te parashikuar nga standartet nderkombetare, duke kontrolluar rrjedhjen dhe duke pozicionuar kordon lundrues ne hyrje te portit , gjë që ka kufizuar ne maksimum derdhjen e naftes si dhe ka sjellë rikuperimin e naftes se derdhur ne uje. U njoftua menjehere Kapiteneria e Portit dhe Drejtoria e Pergjithshme te cilat kane bere hetime dhe verifikime duke angazhuar autoritetet te tjera kompetente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne mbremje vone te dates 23 maj, u sinjalizua nje sasi e vogel nafte bruto (e vleresuar ne disa qindra kilogram) ne plazhin e Zvernecit, ne veri te Vlores , qe mund te kete ardhur nga i njejti incident, sepse erresira dhe era e forte gjate nates dhe paradites  se dates 22 mund te kene shkaktuar shperndarjen e nje pjese te produktit te pakapur nga rrethimi lundrues  i shtrire per te izoluar produktin  e derdhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe ne kete situate, ne bashkepunim me autoritetet, kane nisur operacionet per rikuperimin e plote te produktit natyra e te cilit nuk perben rrezik per ndotjen e fundit te detit dhe mundeson pastrimin lehtesisht.  Operacionet e pastrimit tashme jane ne faze te avancuar”, thuhet në reagimin e Petroliferas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?