Pezullimi i aplikimeve për pasaporta, drejtori i Gjendjes Civile: Jo sulm, por masa shtesë

Dje Ministria e Brendshme bëri me dije se zyrat e “Aleat”, për aplikim për dokumente biometrike, do të mbyllen të premten e datës 16 shtator, por mësohet se do të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët nga e hëna.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro shpjegon se pezullimi i punës në aplikimin për dokumentet e identifikimit nuk ishte një sulm në rrjet, por një masë për ta bërë të pamundur këtë.

Sulmi i hakerave iranianë mbi “e-Albania”, por edhe në sistemin TIMS, të policisë shkaktoi jo pak probleme kryesisht në pikat kufitare, të cilat pas ndërhyrjeve rinisën punën. Problem ka shfaqur sistemi i gjobave të policisë rrugore, por edhe ai i identifikimit të targave të huaja në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?