Pezullimi i “AstraZeneca”-s nga vendet Evropiane dhe vaksinimi i mësuesve në Shqipëri, flet Dasho: Komiteti i Ekspertëve të analizojë rreziqet

Mjeku epidemiolog Erion Dasho në një intervistë për FaxNews ka folur në lidhje me ndalimin e aplikimit të vaksinës ‘AstraZeneca’ në vendet Evropës si dhe vazhdimin e aplikimit të kësaj vaksine në Shqipëri.

Dasho tha se vendet evropiane e kanë ndaluar përdorimin e kësaj vaksine përkohësisht për të kryer një hetim në lidhje me të pas rasteve të raportuara për mpiksjen e gjakut.

Ndërkohë për vazhdimin e saj në Shqipëri, ai iu referua deklaratës së EMA-s duke thënë se duke qënë se ajo paralajmëron rrezik atëherë e mira do të ishte që të parandalohej përkohësisht deri sa të mbarojnë investigimet.

Dasho:

Prej ditës së djeshme kemi një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë së Gjermanisë për pezullimin e vaksinimit me ‘AstraZeneca’ pas shqetësimeve që janë ngritur në sistemet e Farma Virulencës së një sërë vendeve evropiane dhe pezullimit që i është bërë administrimit të vaksinës në gjithë këto vende. Pra nuk është vetëm Gjermania, është Italia dhe shumë vende të tjera të cilat e kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës derisa të kryhen vlerësimet nga institucionet përkatëse dhe nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Në të gjitha vendet evropiane dhe në të gjitha vendet e botës praktikisht, ekzistojnë ato që quhen sisteme të Farma Virulencës të cilat monitorojnë të gjithë tregun mjekësorë për të parë nëse ka efekte anësore të mediakameteve dhe preparateve, ku hyjnë edhe vaksinat. Vetë këto sisteme në disa vende evropiane kanë kapur disa elementë të cilët hedhin dyshime se ndoshta vaksinat mund të kenë disa efekte anësore të cilat nuk diheshin deri tani dhe nuk ishin vlerësuar.

Një nga ato është ajo që quhet mpiksja e gjakut dhe është parë se në disa persona të cilët u është administruar kjo vaksinë ka pasur fenomene trompotike. Në këto kushte duke qenë se është ngritur një shqetësim në disa vende të Evropës ka agjencia e barnave është duke investiguar këtë problem.

Deri ditën e djeshme unë i jam referuar deklaratës zyrtare të EMA-s, pra Agjencisë së Barnave, e cila më 19 Mars deklaroi se përfitimet që vijnë nga procesi i vaksinimit janë ende shumë të larta se rreziqet që vijnë nga aplikimi i vaksinës. Sidoqoftë ne sot kemi një situatë ku gjithmonë e më tepër vendet evropiane janë duke e pezulluar përkohësisht aplikimin e vaksinës së ‘AstraZeneca’ derisa këto investigime të mbarojnë.

Në këto kushte unë do të gjykoja se është e domosdoshme që të organizohet një mbledhje e Komitetit të Ekspertëve ose Komitetit të Vaksinimit në Shqipëri të analizojë frikën dhe panikun e krijuar në radhët e personave të cilëve u është ofruar vaksina në Shqipëri. Kam dëgjuar se ka dhe një farë presioni indirekt ku mësuesve u kërkohet të plotësojnë një formular ku ata duhet të firmosin se nuk dëshirojnë të kryejnë vaksinën, që për mendimin tim është një praktikë e gabuar dhe kjo është diçka që duhet ta vendosë vetë individi ta pranojë apo mos ta pranojë.

Ne tashmë kryejmë rreth 3000 teste në ditë dhe kjo tregon që kanë rënë rastet, por në fakt pot ë testosh më shumë do të shohësh që nuk ka ndonjë ndryshim.

Në qoftë se ti nuk teston, nuk do të kesh diagnozën e hershme dhe më pas do të shohësh që …gjatë gjithë kohës ne jemi të ndërgjegjshëm që qeverisë komitetit të ekspertëve u janë dhënë këshilla të ekspertëve. Unë personalisht kamë dhënë vazhdimisht.

Të gjithë e dimë se qytetarët shqiptarë preferojnë më mirë të kurohen në shtëpi se sa në spitalet tona të cilët kanë dhënë një shërbim jo cilësor.

Atëherë Gjermania ashtu si vendet e tjera ka pasur një situatë të kontrolluar në dimër, duke filluar që nga vjeshta. Kufizimet në Gjermani kanë filluar që në mes të tetorit, për të ardhur në muajin Mars tani që ka një farë lehtësimi i cili erdhi dhe me një rritje të lehtë të numrit të rasteve. Shpresoj që me ardhjen e pranverës të lehtësohet disi.

Testimet në Gjermani dhe në të gjithë vendet e Evropës është lehtësuar dhe numrat e testeve janë duke tejkaluar dhe numrin e popullatës. Bëhet fjalë për një nr të lartë të testeve, ndërsa në Francë mund të sigurosh teste në farmaci dhe testimi është lehtësuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Gjithësesi në këtë popullsi mobile dhe heterogjene është arritur të kontrollohet optimal. Programi i kontrollit të Covid ka funksionuar shumë herë më mirë në Gjermani se në Shqipëri.

SHKARKO APP