Pezullimi i fondeve të BE-së për Bujqësinë, Ilir Meta: Shkak korrupsioni, do të ketë pasoja

Edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar për lajmin se Komisioni Europian ka ndërprerë ndihmën financiare për bujqësinë. Meta thotë se ky vendim erdhi për shkak të korrupsionit. Po ashtu Meta thotë se kapja e shtetit do të sjellë pasoja edhe më të rënda.

“Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes.

Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo cmim janë të vetmet qëllime të “Rilindjes”, shkruan Meta.

SHKARKO APP