Pezullimi i Konit, Dekanët bëhen me qeverinë: Vendim efiçent

Dekanët e faktulteteve në Universitetin e Tiranës, janë rreshtuar krah qeverisë me vendimin e ministres së Arsmit Besa Shahini, për pezullimin nga detyra të rektorit Mynyr Koni. Në fjalën e tij dekani i fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule tha se vendimi i ministres ishte efiçent. Ai tha se ky vendim ishte jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar.

“Vendimi i ministres ishte efiçent. Konstatimet e shkeljeve të ligjit janë bërë nga KLSH, gjykatat, ministritë. Është krijuar një situatë ngërçi shumë shqetësuese. Deri më sot vlerësimi është se komentet politike e kanë vonuar situatën, e cila doli në pah nga protesta e studentëve. Janë bërë prezentë shkelje shumë flagrante në marrëveshjet dhe marrëdhëniet e pa justifikuara. Vetëm administrata e UT ka restaurura shumë lëvizje. Kam konstatuar që nga momenti ku u informua publiku se të gjithë thonë se ky vendim është jo vetëm i mirëpritur por edhe i vonuar. Pedagogët dhe studentët se sa lehtë institucioni që mëson të tjerët do mësojë të sillet në mënyrë të ligjshme. Kam bindjen që do të kemi vetëm progres ecuri dhe një angazhim për të kompensuar gjithë këto defiçensa. Tashmë UT është më i miri, i pari me diferencë të madhe nga gjithë të tjerë. Këtë ngërç të krijuar do ta heqim shumë shpejt”, deklaroi Kule.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?