Pezullohen lejet për fushatë, asnjë i burgosur nuk do përfitojë

 

Asnjë i dënuar nuk do te përfitoje leje shpërblyese, qe nga 21 maji deri ne 1 korrik, ndërsa lejet e veçanta do te jene vetëm për raste emergjente.

Vendimi është bere i ditur nga Ministri i Drejtësisë, i cili ka mbledhur sot ne një takim te gjithë drejtoret e këtyre institucioneve.

Sipas Naços, asnjë i dënuar, nuk do te privohet nga e drejta e votës dhe per këtë janë marre te gjitha masat për pajisjen e tyre me dokumente identifikimi.

Ne te gjithë vendin, ndodhen 5600 te dënuar dhe te paraburgosur.

SHKARKO APP