Pezullohet Dekani dhe pedagogët e arrestuar për korrupsion

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, dhe dy pedagogët e Universitetit të Elbasanit, të arrestuar nga policia këtë të mërkurë, janë pezulluar nga detyra.

Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” reagoi pak pas njoftimit të shpërndarë nga policia, që njoftonte arrestimin e Dekanit Albert Rista dhe pedagogëve Elvira Lumi dhe Erjola Çalja nën akuzën e korrupsionit.

“Marrë shkas nga njoftimi për shtyp i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, Rektori i Universitetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të mësipërm”, thuhet në njoftimin e Universitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Rektorit, ky urdhër do të qëndrojë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që vetë Universiteti shprehet i hapur si institucion për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?