Pezullohet ecja në këmbë? Rama tregon se çfarë do të ndodh pas të dielës

Kur të premten 8 qytete do të jenë në shtetrrethim, kryeministri Edi Rama gjatë një konference live për shtyp i është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me situatën e Covid-19. I pyetur nëse do të pengohet nga policia dhe ushtria ecja në këmbë, Rama tha se nuk do ndalohet, por theksoi se nuk është e këshillueshme në grup. ”Nuk duhet të grumbullohen nga liqeni. Ecja lejohet, por jo në grup dhe jo familjarisht. Mos të mblidhen të gjithë në Elbasan për festën e Verës. Kjo është të shkatërrojmë për një xhiro shëndetin”. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka bërë thirrje të gjithë qytetarët të mos dynden për të blerë bukë, pasi ushqimoret, farmacitë dhe furrat e bukës do të jenë të hapura për çfarëdolloj arsye.

A do pezullohet ecja në këmbë?

Nuk do ndalohet, por nuk është e këshillueshme në grup. Nuk duhet të grumbullohen nga liqeni. Ecja lejohet, por jo në grup dhe jo familjarisht. Mos të mblidhen të gjithë në Elbasan për festën e Verës. Kjo është të shkatërrojmë për një xhiro shëndetin.

Autobusat e punëtorëve?

Edhe në këtë aspekt duhen bërë dezinfektime, por flasim për më tutje jo për këto 3 ditë. Makinat që shpërndajnë ushqimore do lëvizin lirisht. Mjaft të kenë në kroskot këtë letër (Rama tregon lejen për qarkullim).

Mbas të dielës çfarë do ndodhë?

Po dëgjoja pse nuk do të mbylleshin shkollat dhe universitetet në Britaninë e Madhe, kjo është nëj qasje. Ne do vazhdojmë me përshkallëzimin strikt. Dëgjoj ‘bëni sa më shumë teste’ por nuk është kjo ideja. Koronën do ta marrim masivisht si virus gripi. Njësoj si me virusin e gripit, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurrë e patëm apo jo sepse nuk do të ketë asnjë simptomë.

Merkel tha se 70% e gjermanëve do të preken nga koronavirusi. 20% i atyre që do të ndjejnë shqetësime, me atë duhet të merremi dhe të kemi fokus. Tek ky 20% një pjesë e kalojnë si një rrufë, pjesa tjetër mund të shkojnë në një gradë më të rëndë. Një pjesë e këtij e kalojnë edhe në shtëpi. Nuk jemi në kushtet që të bëjmë sa më shumë teste.

Duhet t’i bëjmë teste atyre që kanë shqetësime. Nuk ka kufizime për fluturimet. Përveç Italise dhe Amerikës, që dje njoftoi se mbylli udhëtimet me Europën. Të gjithë ata që kanë bileta me “Air Albania” për në Itali do të kenë të rezervuar vendin kur të hapen fluturimet. Masat nuk ndalojnë ardhjen e virusit, por e ngadalësojnë. Nëse shkojmë të gjithë në stadium, atëhere stimolojmë shpërndarjen.

Kur Lombardia kolapsoi se kishte shume më tepër pacientë që kishin nevojë për të marrë respirator. Këto masa do na ndihmojnë që në rritjen e numrit me gradualitet. Nëse numrat do të na rriten më shpejt se masat, do të jetë më keq. Kjo nuk është një shaka. Ata që thonë se kufijtë duhet të ishin mbyllur më parë e kanë gabim. Asnjë vend nuk i mbylli më para. Të shohim rezultatet se kush ka më pak dhe më shumë të drejtë këtu.

SHKARKO APP